Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ake-
akë-:

akë- fjalëform. pjesë e parë e disa përemrave ose e ndajfoljeve me kuptim të papërcaktuar (p.sh. akëcili, akëkush, akëku etj.).

Sinonime / Të përafërta:
akëcili
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...së cilës dardanët kishin disa detyrime kundrejt romakëve. Disa ngjarje të mëvonshme tregojnë se dardanët edhe pse të dobësuar nga luftërat kundër romakëve dhe nga pasojat e tyre, vazhduan të kundërshtonin politikën pushtuese të Romës. K R E U V I I QËN DRESA E ILIRËVE KUN DËR PUSH TUESVE ROM AKË Luftërat e gjata të shtetit ilir dhe atij maqedon ishin bërë pengesa më e fuqishme kundër pushtuesve romakë. Thyerja e këtyre dy fuqive më të rëndësishme në Ballkan i kishte hapur Romës rrugën për të vazhduar më tej politikën e saj ekspansioniste në këtë gadishull dhe më tej në Lindje. Në shekullin...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
adet:

adét,-i m. sh. -e(t) bised. zakon: bëj adetet.

ajet:

ajét,-i m. sh. -e(t) fet. varg i kuranit.

akrep:

akrép,-i m. sh. -a(t) 1. zool. kafshë e vogël helmuese, me dy gëthapë përpara dhe me një thumb nga pas: akrepi i zi. 2. secila nga shigjetëzat e orës ose e aparateve të tjera matëse, gjilpërë: akrepi i minutave; në drejtim të lëvizjes së akrepave; / grep i metaltë, çengel. 3. keq. njeri dorështrënguar; njeri shpirtkeq e tinëzar. 4. nj. i shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yjësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 24 tetor deri më 22 nëntor.

aksh:

aksh,-i m. sh. -e(t) bot. trikë.

aksh:

aksh pacak. dikush; akëcili, filan: aksh njeri; në aksh qytet.