Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akcize
akcizë:

akcíz/ë,-a f. sh. -a(t) fin. taksë e veçantë për mallra të forta (si karburantet, duhani, pijet alkoolike): heqja (ulja) e akcizave.

Të ngjashme:
akacie:

akáci/e,-ja f. sh. -e(t) bot. dru bishtajor i vendeve të ngrohta, me gjemba, me gjethe vezake në dy anët e një bishti të gjatë, me lule të bardha në vile e me erë të mirë; drizë e butë.

ançinë:

ançín/ë,-a f. sh. -a(t) anë mali, zakonisht e zhveshur.

çakçirë:

çakçírë,-t m. sh. kofsharë, tirq.

kaçile:

kaçíl/e,-ja f. sh. -e(t) shportë e vogël: kaçile me rrush (me fiq); s’mbartet çorba me kaçile (fj. u.).

akuzë:

akúz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. drejt. veprimtari ligjore për të vërtetuar para gjyqit fajësinë e dikujt; akti që përmban fajësinë: paraqitja e akuzës; / pala akuzuese: dëshmitar i akuzës. 2. faj që i ngarkohet dikujt: akuzë e rëndë.