Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akcizë
akcizë:

akcíz/ë,-a f. sh. -a(t) fin. taksë e veçantë për mallra të forta (si karburantet, duhani, pijet alkoolike): heqja (ulja) e akcizave.

Të ngjashme:
akuzë:

akúz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. drejt. veprimtari ligjore për të vërtetuar para gjyqit fajësinë e dikujt; akti që përmban fajësinë: paraqitja e akuzës; / pala akuzuese: dëshmitar i akuzës. 2. faj që i ngarkohet dikujt: akuzë e rëndë.

krizë:

kríz/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjendje shumë e vështirë në një fushë të jetës a të veprimtarisë, me kontradikta të ashpërsuara shumë: krizë politike (qeveritare, financiare, e përgjithshme); / ek. gjendje e vështirë ekonomike, e cila shfaqet me rënien e prodhimit dhe me falimentimin e ndërmarrjeve, me mungesë mallrash e me çmime të larta, që mund të sjellë edhe shpërthimin e konflikteve. 2. mjek. gjendje e rëndë dhe e përkeqësuar shëndetësore e një të sëmuri; keqësim i menjëhershëm i të sëmurit: krizë nervore; krizë në veshka; i kaloi kriza.

kizë:

kíz/ë,-a f. sh. -a(t) thikë e madhe me majë të kthyer, që përdoret për të harrur hardhitë etj.