Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akademik
akademik:

akademík,-u m. sh. -ë(t) anëtar i akademisë së shkencave.

akademik:

akademík,-e mb. 1. që lidhet me akademinë, i akademisë; që është karakteristik për akademinë ose që është bërë prej saj: botim akademik; vit akademik vit shkollor. 2. fig. tepër teorik, i stërholluar; i ftohtë, pa ndjenja: diskutim akademik.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tipeve të provincialistëve. Duket se është koha që prozatorët tanë, më në fund, t'ja heqin maskën provincializmit në jetën tonë dhe t'ja heqin për hir të ngritjes kulturore të njeriut tonë dhe të përparimit të përgjithshëm shoqëror. Megjithëse nuk është i vogël numri i intelektualëve, qoftë edhe akademikë, që nuk e çmojnë drejt krijimtarinë letrare, nuk i përfillin shkrimtarët dhe s'i lexojnë kurrë shkrimet e tyre, besoj ngulmërisht se shkrimtarët akoma janë prisit e vërtetë shpirtë- rorë të popullit të vet që, përpos tjerash, duhet t'i flasin atij edhe për kurrizorin e quajtur provincialist. Ju...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
akademike:

akademík,-e, -ja f. sh. -e(t).

akademi:

akademí,-a f. sh. -(të) 1. institucion i lartë shkencor ose shoqatë dijetarësh e njerëzish të kulturës, që merret me kërkime e studime shkencore dhe me organizimin e drejtimin e punës shkencore: Akademia e Shkencave e Shqipërisë; asambleja e akademisë; institutet e akademisë. 2. shkollë e lartë për disa degë të veçanta: akademia e arteve; akademi ushtarake.

akademist:

akademíst,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që ndjek studimet në një akademi. 2. ai që i trajton çështjet në mënyrë akademike.