Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akademi
akademi:

akademí,-a f. sh. -(të) 1. institucion i lartë shkencor ose shoqatë dijetarësh e njerëzish të kulturës, që merret me kërkime e studime shkencore dhe me organizimin e drejtimin e punës shkencore: Akademia e Shkencave e Shqipërisë; asambleja e akademisë; institutet e akademisë. 2. shkollë e lartë për disa degë të veçanta: akademia e arteve; akademi ushtarake.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shirit të zi. Ç'të bëj me ta? mendoi. Ata janë shumë dhe, sigurisht, kanë ftohtë nën ato kapota najloni. Shumë. Gjeneralët e tyre të paaftë i braktisën fushave të luftës dhe m'i lanë të gjithë mua. Unë mund të fitoja me ta shumë beteja. Mundohej të sillte ndër mend betejat që kishte mësuar në akademi dhe të gjente cilën prej tyre mund të fitonte me këta ushtarë. Mbi paketën e cigareve nisi të bënte planin, duke shënuar vendosjen e trupave, vijat e sulmit, goditjen kryesore. Prifti vështronte në heshtje shkarravinat dhe pinte kakao. Gjenerali nisi nga koha e vjetër. Në fillim rrethoi Cezarin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
akademik:

akademík,-u m. sh. -ë(t) anëtar i akademisë së shkencave.

akademik:

akademík,-e mb. 1. që lidhet me akademinë, i akademisë; që është karakteristik për akademinë ose që është bërë prej saj: botim akademik; vit akademik vit shkollor. 2. fig. tepër teorik, i stërholluar; i ftohtë, pa ndjenja: diskutim akademik.

akademist:

akademíst,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që ndjek studimet në një akademi. 2. ai që i trajton çështjet në mënyrë akademike.

akademike:

akademík,-e, -ja f. sh. -e(t).