Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akacie
akacie:

akáci/e,-ja f. sh. -e(t) bot. dru bishtajor i vendeve të ngrohta, me gjemba, me gjethe vezake në dy anët e një bishti të gjatë, me lule të bardha në vile e me erë të mirë; drizë e butë.

Të ngjashme:
abaci:

abací,-a f. sh. -(të) fet. manastir a kuvend katolik; trevë që drejtohet nga një abat.

kacit:

kacít jokal. v. III, -i, -ur (me trajtë të shkurtër përemërore) më ngec në fyt: më kaciti ftoi.

kaci:

kací,-a f. sh. -(të) 1. lopatëz prej metali, që përdoret për të marrë prush ose hi nga vatra. 2. fig. njeri që shërben si vegël e dikujt, mashë.

akcizë:

akcíz/ë,-a f. sh. -a(t) fin. taksë e veçantë për mallra të forta (si karburantet, duhani, pijet alkoolike): heqja (ulja) e akcizave.

kaçile:

kaçíl/e,-ja f. sh. -e(t) shportë e vogël: kaçile me rrush (me fiq); s’mbartet çorba me kaçile (fj. u.).