Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës akëku
akëku:

akëkú ndajf. diku.

Sinonime / Të përafërta:
diku
Të ngjashme:
kuku:

kukú pasth. shpreh dhembje, hidhërim, habi etj.: kuku, ç’më gjeti!

akëkush:

akëkúsh pacak. akëcili (për njerëz), akësekush.

akëseku:

akësekú ndajf. diku.

akë-:

akë- fjalëform. pjesë e parë e disa përemrave ose e ndajfoljeve me kuptim të papërcaktuar (p.sh. akëcili, akëkush, akëku etj.).

këtu:

këtú ndajf. 1. në një vend të caktuar afër nesh; në po këtë vend; kund. aty, atje: ky këtu; deri këtu; rri këtu; këtu hante, këtu flinte; bam këtu e bam atje; këtu ma solli (ma pruri) ma solli në majë të hundës. 2. nga kjo kohë; në të njëjtën kohë: këtu e dy vjet të shkuara; këtu qante, këtu qeshte; / në këtë çështje, në këtë gjë; mu pikërisht për këtë gjë: këtu të dua; këtu e kisha fjalën; këtu ta kam për këtë e kam fjalën edhe unë.