Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajth
ajth:

ajth,-i m. 1. zemra e kokrrës së grurit, të misrit etj.; maja. 2. fig. thelbi, zemra ; burimi i një pune: ia gjeti ajthin.

Sinonime / Të përafërta:
maja
thelbi
Të ngjashme:
ujth:

ujth,-iI m. 1. lëng si ujë që del nga një plagë ose nga një flluskë; ujerk: ujth me qelb; ujthi i kallove; / veter. sëmundje e kafshëve, zakonisht me flluska me ujë në këmbë. 2. bot. limfë. 3. anat. fshikëza e ujit të hollë; sëmundje e kësaj fshikëze. 4. buti i kokës.

ujth:

ujth,-iII m. bised. ildi.

ath:

ath kal., -a, -ur mpij; athëtoj: të ath gjuhën.

afsh:

afsh,-i m. sh. -e(t) 1. valë ajri, e ngrohtë a e ftohtë, që vjen nga diçka: afshi i zjarrit; afshi i tokës; afshi i borës. 2. kundërmim i fortë, që vjen nga diçka, duhmë: afshi i hudhrës (i rakisë). 3. fig. vrull shpirtëror, zjarr i brendshëm; dëshirë e fortë: afsh djaloshar; me afsh.n e zemrës; / gjendje e ndezur (zakonisht për kafshët në kohën e ndërzimit); gjendja e tokës kur është e përshtatshme të mbillet: ka ardhur në afsh.

aftë:

áft/ë,-a f. sh -a(t) mjek., veter. fshikëz me lëng të bardhë, që del në cipën e gojës a në gjuhë; sëmundje me fshikëza të tilla, shap (shapth).