Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajri
ajri:

ajrí,-a f. poet. ajër.

ajër:

áj/ër,-ri m. 1. lëndë e gaztë, që mbështjell tokën dhe që përbëhet kryesisht nga oksigjeni e hidrogjeni; hapësira e lirë mbi tokë: ajër i pastër (i ngrohtë, i lagësht, i rëndë); flluskë ajri; marr ajër; qëndron në ajër; shtie në ajër. 2. klimë, mjedis: ndërroj ajër.

Sinonime / Të përafërta:
ajër
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bardhë e mjegullës dhe që andej nuk dukej asgjë. Dukej sikur mbi përmendoren, shtyllat e telefonit, mullirin e vjetër dhe mbi harqet gjysmë të rrëzuara, atje, përtej, ishte hedhur një mbulesë e bardhë si përpara një përurimi të madh. - Do të ftoheni, - tha prifti, duke hyrë në tendë. - Ajri është plot lagështirë. Gjenerali u fut brenda. Ishte koha e drekës. - E, si shkoi? - Mirë, - tha prifti. - Në qoftë se nesër vijnë të punojnë kooperativistët e fshatit matanë përroit, besoj se pas katër ditësh do të shkulemi që këndej. - Ata, besoj, do të vijnë, me përjashtim të grave, që e...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
afri:

afrí,-a f. sh. -(të) 1. lidhje gjaku a familjare, farefisni; / përmb. farefis. 2. ngjashmëri e madhe: afri në mendime; afri gjuhësh (gjuh.).

ajrim:

ajrím,-i m. veprimi sipas foljeve.

ari:

arí,-u m. sh. -nj(të) zool. kafshë e egër gjitare e mishngrënëse, me trup të madh, me qime të murrme a të bardha: ariu polar (i bardhë); putër (lëkurë) ariu; s’ngopet ariu me miza (fj. u.); s’trembet ariu nga mushkonjat (fj. u.).

acari:

acarí,-a f. 1. acar: acaria e dimrit; i foli me acari. 2. fig. pastërti e madhe (kryes. në të veshur).