Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajoj
ajoj:

aj/ój kal., -óva, -úar ënjt; mbufat, bymej.

Sinonime / Të përafërta:
mbufat
bymej
Të ngjashme:
ahoj:

ah/ój jokal., -óva, -úar shpreh një dhembje me ahe, rënkoj; vuaj.

ajkoj:

ajk/ój kal., -óva, -úar ndot me ajkë leshi a flokësh: e ka ajkuar jakën.

ajroj:

ajr/ój kal., -óva, -úar 1. ndërroj ajrin, fut ajër të pastër në një mjedis të mbyllur; nxjerr diçka në ajër të pastër: ajroj dhomën; ajroj dyshekët. 2. hedh në erë drithin për ta pastruar. 3. bujq. shkrifëroj tokën a krasit pemët që të marrin ajër.

anoj:

an/ój kal., -óva, -úar 1. përkul nga njëra anë; i jap drejtim të pjerrët: anoj trupin. 2. jokal. anohem. 3. jokal. fig. marr anën e dikujt; i afrohem një mendimi: anon nga të vetët. 4. jokal. ngjaj me dikë a me diçka, afroj: anon nga e ëma.

majoj:

maj/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj me majë diçka: majoj lapsin; / i vë majën a kulmin një ndërtese; kulmoj: majova mullarin. 2. mbush me majë. 3. fig. i jap fund një pune; kryej; mbyll. / pës. majóhet v. III.