Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajo
ajo:

ajó (dhan. asáj, tr. e shkurt. i; kallz. atë, pas parafj. të, tr. e shkurt. e; rrjedh. asáj, pas parafj. saj) përem. 1. vetor. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore jo të pranishëm ose të përmendur më parë: erdhi ajo; atë e kanë thirrur; vete unë për të. 2. dëft. tregon një frymor a një send të gjinisë femërore larg folësit a të përmendur më parë se një tjetër (kur krahasohen); kund. kjo: ajo e di, jo kjo; / tregon një frymor a një send në përgjithësi, një gjendje a një rrethanë: po ajo e njëjta grua, kafshë a gjë tjetër; / bised. përdoret para një emri femëror njëjës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: në atë luginë; atë natë; ajo farë vajze; përveç asaj…; / euf. zëvendëson emrin “sëmundje” kur s’duam ta zëmë në gojë: ajo punë (e tokës, e fëmijëve) sëmundja e tokës.

Sinonime / Të përafërta:
atë
Antonime:
kjo
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...mbështetje historike tekstit të vet. Por atij i shërben si bazë veçanërisht legjenda e kështjellës së Rozafës, qerthulluar rreth idesë së flijimit të bërë me qëllim përfitimi. Që ura të qëndrojë më këmbë, del se është e domosdoshme që një njeri të murohet në këmbë të saj. Në të vërtetë, një firmë, ajo e mjeshtërve të urës, e shfrytëzon bestytninë e njerëzve dhe besimin e tyre te legjenda për t'ia arritur synimeve të saj në luftën kundër shemrës së vet, "Lundra dhe trape", armike e egër e idesë së urës. Kadareja, me anë të shtjellimit të fabulës, e ka vënë theksin mbi një nga themelet e sistemit...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...marrosur të mos mbante vulën e një realizmi të rreptë, por, gjithsesi, të çuditshëm. Por, të mos ngutemi në gjykimin tonë: ajo çka gjallon thellësisht, në mënyrë njëherazi magjepsëse - siç mund të ndodhë me një magji - dhe robëruese, është vetë ky vend, Shqipëria, dhe populli i saj. Me fjalë të tjera, Ismail Kadareja, edhe pse i përmbahet stilit pavetor të rrëfimit, në të vërtetë, na sjell një tregim subjektiv. Ajo çka shohim ne nuk është, fjala vjen, Shqipëria e autorit, por ajo e gjeneralit. (...) Robert Escarpit-i, në parathënien e tij për këtë roman, vëren me një nuhatje shumë të hollë...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...në dorë veten. Tani dëgjo: ti nuk je e ndërlikuar, ti s'je veç një... Deshi t'i thoshte një bibë provinciale, por e mbajti gojën. Ti s'je veç një skizofrene ose... një spiu... Ndonëse kishte mundur ta gëlltiste gjysmën e fjalës, e ndjeu se e keqja s'kthehej më mbrapsht. Jo, ishte përgjigjur ajo, çuditërisht pa ashpërsinë që ai kishte përfytyruar. S'jam as njëra, as tjetra. Ahere nxirre, ç'dregin je? Fol! Mos thuaj më s'e di. Me një lehtësi të papritur, dora e tij kishte bërë atë për të cilën ishte matur dy-tri herë në jetën e tij, pa e kryer dot kurrë, kapjen për flokësh të vajzës. Kishte...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...të hartuar nga një grup autorësh. Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof. dr. Skënder Anamali...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...njëfarë filosofie, njëfarë etike dhe njëfarë shije estetike të vetën. Kështu, fjala vjen, filosofia e provincialistit do të mund të quhej mençuri banale, shkurtparëse, miope, prakticiste për shkak se provincialisti nuk mund të shohë kurrë përmbi pullazin e kasollës, vilës apo të soliterit të tij. Ajo është mençuri e formuar në një mjedis të ngushtë dhe e kufizuar prej paragjykimesh të ndryshme, të trashëguara shekuj me radhë dhe të sedimentuara, ndërmjet horizonteve të ngushta të vendlindjes. Provincialisti, prandaj, mund të jetë vetëm njeri praktik, por jo edhe njeri medikativ, njeri i shkathët...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
ajoj:

aj/ój kal., -óva, -úar ënjt; mbufat, bymej.

alo:

álo pasth. thirrje kur flasim në telefon.

apo:

apó lidh. 1. përdoret për të kundërvënë dy fjali, dy pjesë të fjalisë a dy gjymtyrë të një togfjalëshi foljor, kur shprehim dyshim, mohim, një veprim në shkallë të lartë etj.: nuk deshi, apo nuk e lanë?; sot apo nesër?; qeshte apo s’qeshte! 2. bised. ose: mirë apo keq… 3. si pj. së bashku me “jo” ose “nuk” përforcon një pohim a një mohim: apo nuk ishte i gojës!; nuk vlen fare, apo jo?

ato:

ató (dhan. ayre, tr. e shkurt. u; kallz. ato, pas parafj. to, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë famërore jo të pranishme ose të përmendura më parë: le të vijnë edhe ato; me to mbaron punë; e kam prej tyre; ato të grave (euf.) të përmuajshmet e grave. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë femërore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këto: ato gra; ato pjata; / tregon në përgjithësi mendime, çështje a rrethana që janë përmendur: ato që dinte, i tha.

kjo:

kjo dëft. (gjin. i, e kësaj; dhan. e rrjedh. kësaj; kallëz. këtë) zëvendëson një emër femëror dhe tregon një qenie a një send që ndodhet më afër folësit (edhe kur krahasohet); kund. ajo: kjo e qorton, ajo qesh; përveç kësaj krahas kësaj, gjithashtu ; / tregon një qenie, send etj. në përgjithësi: kjo që the ti, nuk është e vërtetë; / bised. përdoret para një emri femëror për ta përcaktuar më mirë, për të përforcuar vlerësimin me mospërfillje etj.: kjo studente; kjo vajzë këtu; këtë javë në javën që vijon; në atë ose këtë formë; shih edhe kjo grua!