Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajkoj
ajkoj:

ajk/ój kal., -óva, -úar ndot me ajkë leshi a flokësh: e ka ajkuar jakën.

Të ngjashme:
ajkos:

ajkós kal., -a, -ur i hedh ajkë: ajkos qumështorin. 2. fig. bised. e bëj më të këndshëm, e ëmbëlsoj, e lezetoj: e ajkosën muhabetin.

ajroj:

ajr/ój kal., -óva, -úar 1. ndërroj ajrin, fut ajër të pastër në një mjedis të mbyllur; nxjerr diçka në ajër të pastër: ajroj dhomën; ajroj dyshekët. 2. hedh në erë drithin për ta pastruar. 3. bujq. shkrifëroj tokën a krasit pemët që të marrin ajër.

fajkoj:

fajk/ój kal. -óva, -úar i jap shkëlqim një vendi, dyshemesë etj., duke e fërkuar fort me diçka. / pës. fajkóhet v. III.

ankoj:

ankój jokal. 1. ankohem; rënkoj: nga se ankon? 2. kal. ia qaj hallin dikujt.

ajoj:

aj/ój kal., -óva, -úar ënjt; mbufat, bymej.