Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajke
ajkë:

ájk/ë,-a f. 1. cipë e yndyrshme sipër qumështit; shtresë e hollë sipër gjellës a sipër diçkaje tjetër të lëngshme: kos me ajkë; kafe me ajkë; ajka e baltës. 2. fig. pjesa më e mirë a më e zgjedhur, balli, lulja: ajka e djemve. 3. lyra e leshit të palarë ose e flokëve.

Sinonime / Të përafërta:
lulja
Të ngjashme:
ajkët:

ájkët (i, e) mb. i trashë si ajkë.

arkë:

árk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kuti e madhe, zakonisht prej dërrase, për të ruajtur a për të mbartur sende e mallra: arka e nuses (e pajës) (etnogr.); arkë me fishekë. 2. fin. institucion ku njerëzit derdhin të holla për t’i ruajtur e për të fituar një përqindje; zyrë a vend i posaçëm ku bëhen pagesat dhe veprime të tjera me të holla; kasafortë: arka e kursimeve; derdh (mbyll) në arkë (para); / fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një sipërmarrje etj.: arka e shtetit. 3. bised. arkivol: të vënça në arkë! (mallk.) vdeksh!

cajkë:

cájk/ë,-a f. sh. -a(t) 1. shajak i padërstilur. 2. shami koke e trashë.

fajkë:

fájk/ë,-a f. sh. -a(t) faqja anësore e anijes ose e lundrës.

jakë:

ják/ë,-a f. sh. -a(t) 1. pjesë e ngushtë sipër palltos, këmishës etj., që rrethon qafën dhe është e hapur nga ana e përparme; qafëz e një veshjeje: jakë e gjerë (e ngushtë); me jakë të ngrirë me jakë të kollarisur. 2. kapuçi i gunës, llabane.