Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajdes
ajdës:

ájdës,-i m. sh. -a(t) bot. dru i pyjeve malore, me lulesë të verdhë e me lëndë të fortë: tryezë ajdësi.

Të ngjashme:
abdes:

abdés,-i m. fet. riti i larjes së duarve, të këmbëve e të fytyrës nga myslimanët para lutjeve: marr avdes.

ajkos:

ajkós kal., -a, -ur i hedh ajkë: ajkos qumështorin. 2. fig. bised. e bëj më të këndshëm, e ëmbëlsoj, e lezetoj: e ajkosën muhabetin.

ajros:

ajrós kal., -a, -ur ajroj.

ajrues:

ajrúes,-e mb. që ajros: oxhak ajrues.

andej:

andéj ndajf. 1. në atë anë, në anën a në drejtimin tjetër; nga ajo anë; kund. këtej: ata andej; kaloi andej. 2. në një vend jo afër; në një kohë të përafërt: andej nga Shkodra; andej nga mbrëmja (nga vjeshta); andej e këtej (sa andej këtej) poshtë e lart; në vende të ndryshme. 3. fig. bised. nga ajo anë, për këtë gjë: s’pyet (s’dëgjon) andej ai.