Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajdës
ajdës:

ájdës,-i m. sh. -a(t) bot. dru i pyjeve malore, me lulesë të verdhë e me lëndë të fortë: tryezë ajdësi.

Të ngjashme:
abdes:

abdés,-i m. fet. riti i larjes së duarve, të këmbëve e të fytyrës nga myslimanët para lutjeve: marr avdes.

ajkos:

ajkós kal., -a, -ur i hedh ajkë: ajkos qumështorin. 2. fig. bised. e bëj më të këndshëm, e ëmbëlsoj, e lezetoj: e ajkosën muhabetin.

ajros:

ajrós kal., -a, -ur ajroj.

sajdis:

sajdís kal., -a, -ur bised. i bëj sajdi dikujt, e nderoj dhe e pres me kujdes: i sajdisin të moshuarit. / pës. sajdísem.

ujdis:

ujdís kal., -a, -ur, edhe fig., bised. 1. rregulloj, ndreq; stolis, zbukuroj: ujdisi shtëpinë (flokët); ujdisi gjellën me erëza i shtoi gjellës erëza për ta bërë më të shijshme, e ndreqi me erëza; i ujdisi punët; ujdisi nusen. 2. jokal. merrem vesh me dikë, bie në ujdi; shkon mirë me dikë a përshtatet me diçka tjetër, përputhet: ujdisën bashkë; këto ngjyra ujdisin; kanë ujdisur të dy kanë gjetur shoqi-shoqin.