Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajazme
ajazmë:

ajázm/ë,-a f. fet. ujë i bekuar; ceremonia e ujit të bekuar.

Të ngjashme:
bajame:

bajám/e,-ja f. sh. -e(t) 1. pemë që çel herët në pranverë dhe lidh kokrra vezake me lëvozhgë të fortë e me thelb të ëmbël; fryti i kësaj peme: bajame me kripë; vaj bajame.h; me sy si bajame. 2. sh. anat. dy gjëndra vezake në anët e grykës, rrëzë gjuhës: hoqi bajame.; / mjek. pezmatim a qelbëzim i këtyre gjëndrave.

gjalmë:

gjálm/ë,-i m. sh. -a(t) fill i trashë prej leshi të dredhur ose rrip i hollë lëkure për të lidhur diçka; lidhëse: gjalmi i çorapit; gjalmat e opingës.

plazmë:

plázm/ë,-a f. biol. pjesa e lëngët e gjakut.

spazmë:

spázm/ë,-a f. sh. -a(t) mjek. tkurrje e pavullnetshme, e menjëhershme dhe e zgjatur e një muskuli ose e një organi, që shoqërohet me dhembje ose me çrregullime: spazmë nervore; spazmë e enëve të gjakut.

gjazë:

gjáz/ë,-a f. sh. -a(t) vend me drurë të dendur në një fushë, shkorret.