Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ajar
ajar:

ajár,-i m. sh. -ë(t) 1. kosh i madh për drithë. 2. vjet. baraspeshë; drejtpeshim: e bëri barrën ajar e ndau sa andej edhe këtej; e bëri ujin ajar hodhi sa ujë të ngrohtë, aq edhe të ftohtë.

Sinonime / Të përafërta:
baraspeshë
drejtpeshim
Të ngjashme:
acar:

acár,-i m. sh. 1. të ftohtë i madh, i thatë e me ngrica: bën acar. 2. fig. ashpërsi, vrazhdësi, zemërim; acari.

ajër:

áj/ër,-ri m. 1. lëndë e gaztë, që mbështjell tokën dhe që përbëhet kryesisht nga oksigjeni e hidrogjeni; hapësira e lirë mbi tokë: ajër i pastër (i ngrohtë, i lagësht, i rëndë); flluskë ajri; marr ajër; qëndron në ajër; shtie në ajër. 2. klimë, mjedis: ndërroj ajër.

arar:

arár,-i m. sh. -ë(t) ai që punon arën, lavërtar; bujk.

ujar:

ujár,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që u çon të tjerëve ujë për të pirë: ujari i dasmës. 2. punëtor në kripore që shpërndan dhe drejton ujin e kripur në lehe.

acar:

acár,-e mb. 1. i acartë: erë acare. 2. fig. shumë i kthjellët: ujë acar; / shumë i pastër e i rregullt (kryes. në të veshur).