Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ai
ai:

aí (dhan. atíj, tr. e shkurt. i; kallëz. atë, pas parafj. të, tr. e shkurt. e; rrjedh. atíj, pas parafj. tij) përem. 1. vetor. tregon një frymor a një send të gjinisë mashkullore jo të pranishëm ose të përmendur më parë: erdhi ai; atë s’e njoh; po rri unë me të. 2. dëft. tregon një frymor a një send të gjinisë mashkullore larg folësit a të përmendur më parë se një tjetër (kur krahasohen); kund. ky: ai foli, jo ky; / tregon një frymor a një send në përgjithësi; kush, kushdo: po ai i njëjti frymor a send; / bised. përdoret para një emri mashkullor njëjës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ai njeri; atë ditë; gjithë ai mal!; ai që s’ka kokë, ka këmbë (fj. u.).

Sinonime / Të përafërta:
atë
kush
kushdo
Antonime:
ky
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... ARKEOLOGJIA E VDEKJES Romani - i shkëlqyer - i këtij shkrimtari të ri shqiptar ngrihet, qysh në fillim, mbi anekdotën makabre. Ai i largohet humorit të zymtë, që vetë subjekti duket sikur e kërkon, dhe nëse, për mënyrën e procedimit, të kujton Buzzati-n, nuk mund të mos vihet re, njëherazi, se "Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nuk është, pavarësisht nga përshtypja e parë, një parabolë e mirëfilltë dhe, aq më pak, një përsiatje metafizike. Në rastin më të skajshëm, ky gjeneral që zhvarros ushtarë, të cilët nuk i ka njohur ndonjëherë, për t'i rigrupuar në një ushtri fantazmash, mund të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...Arbri im?" "Ura me tri harqe" është shkruar pjesërisht në vitin 1976 dhe është përfunduar në vitin pasues, domethënë në kohën kur Kadareja ishte dërguar në purgator nga regjimi dhe nuk mund të botonte romane, por edhe në kohën kur, përballë mungesës së dëshirës për të shkruar për njeriun e ri, ai përpiqet të restaurojë "ikonën" dhe të ruajë në kujtesë Shqipërinë e përjetshme. ÉRIC FAYE Ura me tri harqe Ashtu siç dridhem unë në mur, Ashtu u dredhtë dhe kjo urë, Balada e murimit Unë, murgu Gjon, biri i GjorgUkcamës, tue u kujtuom se në gluhën tonë ende s'ka gja...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...vendos të mendojë rreth fjalës së heshtur dhe mendimit të fshehur të njeriut që nuk e ka për zakon të hesht shpeshë apo që është i ftuar ta thotë mendimin e vet, që ta ketë më të qartë fenomenin e heshtjes doemos shtrëngohet të shtrojë edhe pyetjet, që e plotësojnë atë të parën: e që janë: kush është ai që hesht? Në cilin moment hesht? Cili është shkaku i heshtjes së tij pikërisht në atë moment? Përse sot është i disponuar të hesht, kurse dje ishte aq i zëshëm? Ose, përse sot është aq i zeshëm, kurse dje e kishte kyçur gojën me nëntë brava? Pyetjet e këtilla është e domosdoshme të shtrohen për arësyen...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...(Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.. Tipi fizik i njeriut në këtë kohë ishte ai i neandertalit . Në procesin e antropogjenezës ky tip paraqet një hallkë më të zhvilluar në krahasim me pitekantropin e paleolitit të ulët. Dyndja nga veriu në jug e akullimit të periudhës gjeologjike Riss bëri që edhe në vendin tonë klima të pësojë ndryshime të mëdha. Në malet e larta të Shqipërisë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

... S'i mbetej veç të kapërcente sheshin, për t'u gjendur ballë për ballë me hyrjen e Komitetit të Partisë. Tani s'mund të hiqej as më gjakftohtë se ç'duhej e as ta përligjte gjakftohtësinë me mendimin se ndërgjegjen e kishte të qetë. Nuk kishte veçse një shesh përpara dhe, sado i gjerë të ishte ai, koha për ta kapërcyer ishte tepër e shkurtër për një njeri që e kishin thirrur në Komitet të Partisë, pa ia thënë arsyen. Me një shpeshti të marrë, thua se vetëm ashtu mund të fitonte kohën e humbur, kaloi nëpër mend dy ngatërresat e mundshme, ku, dashje pa dashje, mund të kishte rënë: pjesën...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i ag.mit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, ag.m: në ag.të lirisë. * si ag.n e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag.sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.

ah:

ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.

ah:

ah,-uII m. sh. -e(t) britmë me shpirt që nxjerrim kur shprehim dhembje, hidhërim, habi, gëzim etj.; mallkim, nëmë: në ah të vdekjes në grahmën e fundit; e la në ahe e la në mjerim të madh a në vuajtje; e zuri ahu i nënës.

ah:

ah jokal., -a, -ur bëj “ah” kur shpreh dhembje, hidhërim etj.

ah:

ah pasth. përdoret kur shprehim dhembje, dëshpërim, kundërshtim, frikë, kënaqësi, kur na kujtohet diçka papritur etj.; a: ah, ç’më gjeti!; ah, ti qenke! ah, sa bukur!; ah, për pak harrova!