Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ahur
ahur:

ahúr,-i m. sh. -e(t) kthinë përdhese e shtëpisë, ku mbahen bulmeti, dru, vegla, kafshë dhe ushqimi për to etj.; qilar: është bërë ahur shtëpia është ndotur dhe është bërë rrëmujë.

ah:

ah jokal., -a, -ur bëj “ah” kur shpreh dhembje, hidhërim etj.

Sinonime / Të përafërta:
qilar
Të ngjashme:
azhur:

azhúr,-i m. sh. -e(t) urjezë: perde me azhure.

lahur:

lahúr,-i m. sh. -ë(t) [lahurí,-a f. sh. -(të)] 1. nj. pëlhurë e hollë njëngjyrëshe për petka grash: lahur për dimi. 2. shami koke e madhe, zakonisht e mëndafshtë, me thekë anës: lahur i kuq (i bardhë, me lule). 3. peshqir me thekë në dy anë.

thur:

thur kal., -a, -ur 1. bashkoj e lidh fort dy a më shumë fije, thupra etj., duke i gërshetuar njërën me tjetrën; i bëj si gërshet; kund. shthur: thur litar. 2. bëj triko, çorape etj., end diçka me fije; kund. shthur. 3. gardhoj: thur gardhin; / fig. bised. përçm. e mbyll: u thurtë kjo shtëpi! (mallk.) u mbylltë, u shkretoftë kjo shtëpi!; ia thuri gojën; thure grykën! 4. bëj diçka duke bashkuar në një pjesë të vetme pjesët përbërëse: thur cigare dredh cigare; fig. lidh në mënyrë të harmonishme dy a më shumë pjesë përbërëse, veprime etj., gërshetoj; krijoj një vepër letrare, hartoj: ka thurur vargje të bukura; i thur lavde (dikujt) e lavdëron shumë dikë. 5. fig. krijoj diçka të ngatërruar e djallëzore, kurdis një gjë të keqe për dikë: thur intriga (prapaskena).

zhur:

zhur,-i m. 1. rërë e trashë dhe e ashpër; zhavorr i imët; zhurishtë; zallishtë: zhur lumi; tokë (vend) zhur zhurishtë. 2. shkrumb. 3. si mb., edhe fig., që është djegur; me zemër të djegur, i përvëluar: u bë zhur u dogj krejt; mbeti zhur. 4. fig. malli për dikë; mall e dhembje për një të vdekur; dëshirë e zjarrtë: iu bë zemra zhur iu dogj zemra; vuan shumë.