Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aheng
aheng:

ahén/g,-gu m. sh. -gje(t) bised. 1. argëtim me saze e me këngë popullore; përmb. këngët e meloditë popullore në një festë; sazet popullore: ahengu shkodran; këngë ahengu. 2. fig. keq. dëfrim i shthurur me pije e rrëmujë.

Të ngjashme:
arenë:

arén/ë,-a f. sh. -a(t) sheshi në mes të cirkut a të stadiumit; fusha ku zhvillohet një ndeshje, një betejë etj.: arena e shfaqjes. 2. fig. fushë veprimtarie, ku ndeshen palë a rryma kundërshtare, skenë, shesh: në arenën ndërkombëtare (politike).

gjaheng:

gjahéng,-u m. sh. -ë(t) veshje e sipërme grash prej shajaku, me mëngë të gjata.

rreng:

rren/g,-gu m. sh. -gje(t) dredhi ose diçka tjetër e keqe që i bëhet fshehurazi dikujt; lodër me djallëzi në kurriz të një tjetri: i luajti (i punoi) një rreng; ia ka bërë për rreng; ia pa rrengun ia pa të keqen.

shelg:

shel/g,-gu m. sh. -gje(t) bot. dru ose shkurre e vendeve me lagështi, me degë të holla e të lakueshme dhe me gjethe gjatoshe: shelg i egër (i butë); shelg i kuq shelgjishtër; shelg lotues (vajtues) lloj shelgu që i varen lastarët poshtë.

shend:

shend,-i m. ngazëllim, hare: është shend e verë (shend e gaz) është shumë i gëzuar.