Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aha
aha:

ahá pasth. përdoret kur kujtohemi për diçka papritur, kur arrijmë të kuptojmë diçka ose kur shprehim dyshim, mospërfillje, mosbesim etj.: aha, e kuptova!; aha, s’je aq i zoti!

ah:

ah jokal., -a, -ur bëj “ah” kur shpreh dhembje, hidhërim etj.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...buzën, pastaj bëri një shenjë të pakuptueshme me dorë, pa e fshehur dot turbullimin. Hetuesinë... përsëriti me vete. Gjer këtu kishte arritur puna? - Po ju dëgjoj, - tha. Hetuesi vështroi një grimë kohe shënimet. - Është fjala për një vajzë të re, - tha me zë të qetë, por tepër të ngadaltë. Aha, ia bëri me vete. Qenkësh tjetra. Salla e teatrit, me kadifenë e kuqe të ndenjëseve, heshtjen e spektatorëve, pastaj duartrokitjet e zgjatura në fund, bashkë me britmat “autori, autori”, nuk do të pësonin gjë. Ishte tjetra që do të binte. Si në zbardhje të vetëtimës vetuan të bëra lëmsh vija ndarëse...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...tregoi me dorë arkën. - Ka punuar te ky fshatar dhe pastaj e kanë vrarë. Gjenerali hapi derën e veturës dhe doli. Pas tij doli prifti. - Nuk e kuptova mirë, - tha prifti, që iu afrua i pari fshatarit. - Ky ushtar ka shërbyer në mullirin e këtij fshatari, - tha specialisti. - Pastaj është vrarë. - Aha, - tha prifti, - do të jetë ndonjë dezertor. Specialisti e pyeti fshatarin, dhe ai iu përgjigj. - Dezertor, - tha specialisti. Gjenerali, i cili nuk i dëgjoi fjalët e tyre, iu afrua grupit të njerëzve, duke ecur ngadalë e me pamje të rëndë. Këtë lloj qëndrimi mundohej të merrte gjithmonë, kur kishte...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
aga:

agá,-i m. sh. -llárë(t) 1. hist. pronar tokash, më i vogël se beu; çifligar i pasur, pasanik. 2. bised. keq. ai që mbahet rëndë, sillet vrazhdë e do vetëm të urdhërojë.

ama:

amá lidh. bised. por, porse; veçse: e qortoi rëndë, ama kishte të drejtë.

ata:

atá (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata; ata s’duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz!

paha:

pahá,-ja f. bised. vjet. vlerë, çmim; fig. rëndësi: pahaja e floririt; nuk ia di pahanë.