Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ah
ah:

ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.

ah:

ah,-uII m. sh. -e(t) britmë me shpirt që nxjerrim kur shprehim dhembje, hidhërim, habi, gëzim etj.; mallkim, nëmë: në ah të vdekjes në grahmën e fundit; e la në ahe e la në mjerim të madh a në vuajtje; e zuri ahu i nënës.

ah:

ah jokal., -a, -ur bëj “ah” kur shpreh dhembje, hidhërim etj.

ah:

ah pasth. përdoret kur shprehim dhembje, dëshpërim, kundërshtim, frikë, kënaqësi, kur na kujtohet diçka papritur etj.; a: ah, ç’më gjeti!; ah, ti qenke! ah, sa bukur!; ah, për pak harrova!

Sinonime / Të përafërta:
mallkim
nëmë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...drejtpërdrejtë, zoti kont, - tha ai. - Atëherë flisni qartë, - tha kryezoti. Përfaqësuesi i "Lundra dhe trape" vështronte ngultazi. Mjekra e tij, pasi ia kishte veshur pjesën e jashtme të nofullës, dukej sikur mbante gjithë drejtpeshimin e asaj koke. - Zotni, është fjala për një urë, - tha ai më në fund. - Ah,- ia bëri kryezoti ynë. Kjo thirrje atij i shpëtoi, siç duket, padashur dhe ne te gjithë, kushedi pse, vështruam njëri-tjetrin. - Pikërisht një urë, - përsëriti mjekra majuce, sikur te dyshonte nëse e kishim kuptuar drejt. Sytë e tij zhbirues nuk i ndaheshin kontit. -Ja ku na dalkeni, -...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...varret e shokëve të tyre të mbetur nëpër Shqipëri. Kama ime ndeshte nëpër gurët e vegjël dhe, duke u fërkuar me ta, lëshonte një tingull ngjethës. Unë e shqyeja dheun me sa fuqi që kisha, por kama ishte e pafuqishme përpara tokës. Ajo shkulte me zor një grusht baltë dhe unë thosha me vete: Ah, sikur të kisha qenë në trupat e xhenierëve që të kisha me vete një lopatë dhe të gërmoja shpejt, shpejt, shpejt. Sepse atje pranë, me këmbë të varura në një hulli me ujë, ishte shtrirë përmbys shoku im më i ngushtë. Ia hoga edhe atij kamën nga brezi dhe nisa të gërmoja me të dyja duart përnjëherësh...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...fjalë, në jetën e përditshme. - Besoj nuk ma merrni për të keq po t'ju pyes e ç'natyre ishte lidhja, - tha njeriu i hetuesisë. - Aspak, - u përgjigj dramaturgu, i lehtësuar që vajza nuk e kishte përfolur. - Nuk e fsheh, ishte, ose më saktë është, një lidhje dashurie... nga ato që quhen intime. - Ah, ashtu? - ia bëri tjetri. - Domethënë, lidhje dashurie, me takime e gjithë ato të tjerat... - Po, - tha dramaturgu. Sekretari i dytë me hetuesin u panë sy më sy, pa e fshehur habinë. - A ka ndonjë gjë për të mos u besuar? - tha dramaturgu. - Po ta mohoja, siç ndodh shpesh, s'e njoh, s'e kam...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i ag.mit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, ag.m: në ag.të lirisë. * si ag.n e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag.sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.

aha:

ahá pasth. përdoret kur kujtohemi për diçka papritur, kur arrijmë të kuptojmë diçka ose kur shprehim dyshim, mospërfillje, mosbesim etj.: aha, e kuptova!; aha, s’je aq i zoti!