Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agullon
agullon:

agull/ón pavet., -ói, -úar agon; mugëton.

Të ngjashme:
akulloj:

akull/ój kal., -óva, -úar 1. e ngrij; e ftoh shumë: ma akulloi trupin; / jokal. v. III ngrin: akulluan pellgjet. 2. kryes. v. III fig. e bëj t’i ngrijë zemra: më akulloi krejt. 3. e pastroj shumë mirë: e akulloi shtëpinë.

akullor:

akullór,-e mb. i akullt: shtresa akullore.

amullor:

amullór,-e mb. i amullt.

angullin:

angullí/n jokal. v. III, -u, -rë kuit; ulërin përvajshëm.

avulloj:

avull/ój kal., -óva, -úar 1. e kthej në avull (një lëng): avulloj ujin. 2. jokal. v. III kthehet në avull, avullohet: avulloi benzina. 3. jokal. nxjerr avull: avullon toka; po më avullon trupi. 4. jokal. fig. bised. iki pa u diktuar, zhdukem; humb: avulluan gjysmat.