Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agroteknike
agroteknik:

agrotekník,-e mb. që lidhet me agroteknikën, i agroteknikës.

agroteknikë:

agrotekník/ë,-a f. njohuritë shkencore dhe rregullat për rritjen e bimëve bujqësore.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... XI-XII, Ana Komnena, e quan « fusha ilirike » dhe që njësohej me ultësirën perëndimore shqiptare, ku ndodheshin rajonet bujqësore dhe qytetet ndër më të begatat e Shqipërisë mesjetare. Këto vise ofronin kushte të përshtatshme për zhvillimin e një bujqësie intensive dhe për zbatimin e një agroteknike të përparuar. I tillë ishte rajoni i Shkodrës, ai i Durrësit (fusha e Skurrisë etj.), zona e Karavastasë si pjesë e fushës së Myzeqesë (Myzakia = vendi i Muzakëve) dhe treva tejet e begatë e Vagenetisë (Çamërisë) në skajin jugor. I gjithë ky rajon karakterizohej nga një pjellori relativisht...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
agromekanikë:

agromekaník/ë,-a f. dituria për makinat bujqësore; mekanika bujqësore.

piroteknikë:

pirotekník/ë,-a f. degë e teknikës që përgatit lëndë shpërthyese (fishekzjarrë etj.).