Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agronomi
agronomi:

agronomí,-a f. shkenca për ligjet e punimit të tokës dhe të prodhimit bujqësor.

agronom:

agronóm,-i m. sh. -ë(t) specialist në agronomi.

Të ngjashme:
agronomik:

agronomí,-k, -ke mb. që lidhet me agronominë, i agronomisë.

agronome:

agronóm,-e, -ja f. sh. -e(t).

agrokimi:

agrokimí,-a f. shkenca për përbërjen kimike të tokave, për përdorimin e plehrave në bujqësi dhe për rritjen e bimëve.

astronomi:

astronomí,-a f. shkenca për trupat qiellorë.