Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agro-
agro-:

agro- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “agrar”, agronomik” (p.sh. agrokimi, agrorregullore etj.).

Të ngjashme:
aero-:

aero- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “ajror, i ajrit, nga ajri, me anë të ajrit; i aviacionit” (p.sh. aerografi, aeromekanikë, aeroterapi etj.).

afroj:

afr/ój kal., -óva, -úar 1. e çoj më afër, e sjell pranë (si vend e si kohë); kund. largoj: afroj duart; afroj ditën e dasmës; dylbia ta afron sendin. 2. fig. e tërheq dikë, e bëj për vete; e bëj të afërt; kund. largoj. 3. fig. i bëj të ngjashme a thuajse të njëjta dy gjëra; i lidh ngushtë. 4. jokal. afrohem.

agrar:

agrár,-e mb. bujqësor: vend agrar; / që lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore: reformë agrare.

agzot:

agzót,-i m. 1. barut i imët, që vihet në bubëzën e armëve me strall. 2. si mb. fig. shkëndijë, zjarr: trim agzot; e ka syrin agzot.

ajroj:

ajr/ój kal., -óva, -úar 1. ndërroj ajrin, fut ajër të pastër në një mjedis të mbyllur; nxjerr diçka në ajër të pastër: ajroj dhomën; ajroj dyshekët. 2. hedh në erë drithin për ta pastruar. 3. bujq. shkrifëroj tokën a krasit pemët që të marrin ajër.