Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agresor
agresor:

agresór,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që bën një agresion: shtet agresor.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përshtatje me situatat planin e luftës, udhëhiqte ushtrinë dhe njëkohësisht luftonte edhe vetë. 4. M ARRËDH ËN IET N DËRKOM BËTARE TË SH QIPËRISË NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT Marrëdhëniet e Skënderbeut me vendet e Evropës Juglindore Shtetet e Evropës Juglindore, të prekur nga i njëjti agresor, kishin detyrë të përbashkët përballimin e rrezikut osman. Lufta kundër të njëjtit armik i afroi ato dhe i bëri aleatë të natyrshëm. Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhjet ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të tjera të kësaj pjese të Evropës. Krijimi nga Skënderbeu i një fronti lufte...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
adresoj:

adres/ój kal., -óva, -úar, edhe fig., libr. i drejtoj dikujt diçka ose e drejtoj diku.

agresion:

agresión,-i m. sh. -e(t) sulm i armatosur ose luftë e ashpër me mjete e metoda të ndryshme, që bën një shtet kundër një shteti tjetër për ta pushtuar, për ta nënshtruar ose për ta dëmtuar nga ana ekonomike, politike, kulturore etj.

agresiv:

agresív,-e mb. që lidhet me agresionin, që ka tiparet e agresionit; sulmues e armiqësor: luftë agresive; qëndrim agresiv.

aksesor:

aksesór,-i m. sh. -ë(t) libr. shtojcë.

aksesor:

aksesór,-e mb. plotësues.