Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agresiv
agresiv:

agresív,-e mb. që lidhet me agresionin, që ka tiparet e agresionit; sulmues e armiqësor: luftë agresive; qëndrim agresiv.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...në varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake. Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek. VII p.e. sonë, federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e. sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë shek. VI-V...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...Tolstojt. Nuk është e çuditshme pse prej kësaj province, në të cilën jetojnë asi meshkujsh dhe aso grashë, të kenë dalë shëmbëlltyra të rralla të kulturës dhe të historisë, që kanë nderuar krejt provincën, krejt provincat e tjera dhe krejt kombin. Çfarë nënëteksti ka hiperbola në fjalorin e varfër por agresiv të provincialistit? Me të provincialisti don të thotë se të gjitha përparësitë shoqërore, kulturore, artistike, shkencore, politike dhe sidomos historike, e të tjera, duhet t'u takojnë bashkëvendësve të tij, alias atij. Në jetën e përditshme mund të gjenden mjaft shembëlla të demonstrimit të provincializmit...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
agresion:

agresión,-i m. sh. -e(t) sulm i armatosur ose luftë e ashpër me mjete e metoda të ndryshme, që bën një shtet kundër një shteti tjetër për ta pushtuar, për ta nënshtruar ose për ta dëmtuar nga ana ekonomike, politike, kulturore etj.

agresor:

agresór,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që bën një agresion: shtet agresor.

regresiv:

regresív,-e mb. libr. 1. prapavajtës; kund. paravajtës; progresiv: proces regresiv. 2. reaksionar; kund. përparimtar: mendime (ide) regresive; forca regresive.

adresim:

adresím,-i m. veprimi sipas foljeve: adresimi në burime të sigurta.