Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agresion
agresion:

agresión,-i m. sh. -e(t) sulm i armatosur ose luftë e ashpër me mjete e metoda të ndryshme, që bën një shtet kundër një shteti tjetër për ta pushtuar, për ta nënshtruar ose për ta dëmtuar nga ana ekonomike, politike, kulturore etj.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Skerdilaidit mbi qytetet e Dasaretisë, që u bashkuan me të vullnetarisht, nuk duhet të jetë mirëpritur në oborrin mbretëror në Pela dhe ka shumë të ngjarë që këtu të ketë zanafillën e vet edhe konflikti i armatosur midis sundimtarit ilir dhe Filipit. 4. LUFTA M AQEDONO - ROM AKE DHE NGJARJET NË ILIRI Agresioni i Filipit V kundër Ilirisë Koha të cilën Skerdilaidi e kishte zgjedhur për t’i rikthyer shtetit ilir Dasaretinë nuk ishte aspak e përshtatshme. Filipi sapo ishte çliruar nga lufta në Greqi dhe nuk kishte asnjë vështirësi për t’u drejtuar kundër tij. Aq më tepër që kjo ndërmarrje përputhej edhe...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
agresiv:

agresív,-e mb. që lidhet me agresionin, që ka tiparet e agresionit; sulmues e armiqësor: luftë agresive; qëndrim agresiv.

agresor:

agresór,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., ai që bën një agresion: shtet agresor.

presion:

presión,-i m. sh. -e(t) libr. trysni: presioni i gazit (fiz.); presion i gjakut (fiziol.); presion ekonomik; bën (ushtron) presion; mbaj nën presion.