Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agrar
agrar:

agrár,-e mb. bujqësor: vend agrar; / që lidhet me pronësinë mbi tokën bujqësore: reformë agrare.

Sinonime / Të përafërta:
bujqësor
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ilirëve, veçanërisht duke filluar nga shek. I e. sonë. Bashkë me këtë politikë Roma bëri përpjekje të mëdha për asimilimin, « romanizimin » e popullsisë ilire, por pa arritur rezultate të dukshme. Marrëdhëniet agrare. Krijimi i latifondeve Që në shek. I p.e. sonë, por në mënyrë të veçantë pas shek. I e. sonë, shteti skllavopronar romak filloi zbatimin në viset ilire të një politike agrare, në thelb të së cilës ishte marrja me forcë, konfiskimi i tokave më të mira e pjellore, të cilat i shpalli « ager publicus », prona të shtetit romak. Një pjesë të madhe të tokave të konfiskuara Roma ua dha ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
arar:

arár,-i m. sh. -ë(t) ai që punon arën, lavërtar; bujk.

afras:

áfras (áfrazi) ndajf. nga afër; afër.

agro-:

agro- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “agrar”, agronomik” (p.sh. agrokimi, agrorregullore etj.).

ajror:

ajrór,-e mb. që lidhet me ajrin, i ajrit; që ka ajër: hapësira ajrore; rrymë ajrore; / që ndodhet në ajër; që bëhet në ajër a nga ajri: rrënjë ajrore (bot.); lundrim (transport) ajror; sulm ajror.

altar:

altár,-i m. sh. -ë(t) 1. vjet. therore1. 2. fet. tryezë në kungën e kishës, ku bëhen shërbesat më të rëndësishme. 3. fig. lart. simbol i sakrificës e i flijimit: në altarin e lirisë.