Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agoni
agoni:

agoní,-a f. 1. gjendje e njeriut në prag të vdekjes, grahmat e fundit, heqë: ra në agoni. 2. fig. gjendje e rëndë dhe e pashpresë e diçkaje që po mbaron a po shuhet: regjim në agoni.

Sinonime / Të përafërta:
heqë
Të ngjashme:
agon:

ag/ón pavet., -ói, -úar 1. nis të zbardhë dita, gdhin: u nisëm pa aguar mirë. 2. fig. lart. nis të duket diçka shumë e dëshirueshme a shumë e mirë: agoi dita e bardhë.

anonim:

anoním,-e mb. që nuk e ka emrin e autorit a të pronarit, i paemër, i padorë: vepër (letër) anonime; shoqëri anonime shoqëri aksionare që nuk mban emrin e asnjërit nga pjesëtarët e saj.

argon:

argón,-i m. kim. gaz i plogët e i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, që gjendet në atmosferë dhe që përdoret zakonisht për mbushjen e llambave elektrike (simboli A).

ironi:

ironí,-a f. sh. -(të) 1. tallje e hollë dhe e mbuluar; qesëndi: flet (qesh) me ironi. 2. let. figurë stilistike nëpërmjet së cilës fjalët a shprehjet marrin kuptim të kundërt për të vënë dikë a diçka në lojë.

vagon:

vagón,-i m. sh. -ë(t) pjesë e trenit për njerëzit a për mallrat; mjet për mbartjeje për xeherorë, për zhavorr etj., që lëviz nëpër binarë: vagon udhëtarësh (mallrash); vagon me krom.