Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agmi
agmi:

agmí,-a f. 1. ag; dritë e butë që vjen nga sende të bardha: agmi bore. 2. të skuqurit e lehtë në fytyrë nga një ndjenjë: i ra agmia.

Sinonime / Të përafërta:
ag
Të ngjashme:
agim:

agím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes: agimi i lirisë (fig. lart.). 2. koha kur agon dita; drita e parë e mëngjesit: zbardhi (shkrepi) agimi; agimi polar (boreal) (astr.) ndriçimi i shtresava të larta të atmosferës nga dielli në vendet brenda rrethit polar.

afri:

afrí,-a f. sh. -(të) 1. lidhje gjaku a familjare, farefisni; / përmb. farefis. 2. ngjashmëri e madhe: afri në mendime; afri gjuhësh (gjuh.).

agon:

ag/ón pavet., -ói, -úar 1. nis të zbardhë dita, gdhin: u nisëm pa aguar mirë. 2. fig. lart. nis të duket diçka shumë e dëshirueshme a shumë e mirë: agoi dita e bardhë.

agoni:

agoní,-a f. 1. gjendje e njeriut në prag të vdekjes, grahmat e fundit, heqë: ra në agoni. 2. fig. gjendje e rëndë dhe e pashpresë e diçkaje që po mbaron a po shuhet: regjim në agoni.

agtim:

agtím,-i m. puhi në ag.