Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agjent
agjent:

agjént,-iI m. sh. -ë(t) 1. përgjegjës a përfaqësues i një agjencie: agjent tregtar. 2. bashkëpunëtor i fshehtë i organeve shtetërore të zbulimit; keq. spiun.

agjent:

agjént,-iII m. sh. -ë(t) libr. shkaku a shkaktari i një dukurie, i një ndryshimi, i një sëmundjeje etj.: agjentët atmosferikë.

Sinonime / Të përafërta:
spiun
Të ngjashme:
agjenci:

agjencí,-a f. sh. -(të) degë e një institucioni qendror, e një sipërmarrjeje kryesore etj. ose institucion i posaçëm, që kryen një veprimtari të caktuar: agjenci tregtare (ajrore); agjenci lajmesh.

argjend:

argjénd,-i m. 1. kim. metal i rrallë e i çmuar, i butë e me ngyrë të bardhë të shndritshme, që përdoret për të bërë stoli, monedha etj. (simboli Ag): kupë (lugë) argjendi; fill argjendi fill i argjendtë për qëndisje; ngjyrë argjendi. 2. si mb. i argjendtë.

regjent:

regjént,-i m. sh. -ë(t) ai që sundon përkohësisht (në një monarki) kur mbreti mungon ose kur është i mitur.

urgjent:

urgjént,-e mb. i ngutshëm; i menjëhershëm: punë (mbledhje) urgjente; masa urgjente; telegram urgjent.