Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agjenci
agjenci:

agjencí,-a f. sh. -(të) degë e një institucioni qendror, e një sipërmarrjeje kryesore etj. ose institucion i posaçëm, që kryen një veprimtari të caktuar: agjenci tregtare (ajrore); agjenci lajmesh.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...për të bërë shkresa dhe njehsime, gjersa të hartohej procesverbali përfundimtar. Ndërkaq, do të shtrohej një banket zyrtar me përfaqësues të të dyja palëve, ku do të mbaheshin fjalime të shkurtra zyrtare dhe, pas banketit, do të bëhej një meshë e madhe për kujtim të shpirtrave të ushtarëve. Agjencitë e lajmeve do të jepnin lajmin e mbarimit të misionit dhe ai përsëri do të fliste në konferencë shtypi përpara qindra gazetarëve të bezdisshëm. Ndërkaq, zdrukthëtarë të panjohur do t'i kishin mbaruar ato mijëra arka të vogla, sipas përmasave të caktuara në marrëveshje. Pika 17, shtojcat B dhe...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
agjent:

agjént,-iI m. sh. -ë(t) 1. përgjegjës a përfaqësues i një agjencie: agjent tregtar. 2. bashkëpunëtor i fshehtë i organeve shtetërore të zbulimit; keq. spiun.

agjent:

agjént,-iII m. sh. -ë(t) libr. shkaku a shkaktari i një dukurie, i një ndryshimi, i një sëmundjeje etj.: agjentët atmosferikë.

gjeni:

gjení,-a f. shkalla më e lartë e fuqisë dhe e mprehtësisë mendore, e aftësisë krijuese dhe e talentit të njeriut në një fushë: gjenia krijuese; gjenia njerëzore.

gjeni:

gjení,-u m. sh. -(të) njeri me fuqi mendore, me mprehtësi e me aftësi krijuese të jashtëzakonshme dhe me talent shumë të madh.