Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agjëroj
agjëroj:

agjër/ój jokal., -óva, -úar 1. fet. nuk ha e nuk pi në ditë të caktuara. 2. fig. bised. nuk vë gjë në gojë: kam agjëruar sot.

Të ngjashme:
ngjëroj:

ngjër/ójI kal., -óva, -úar provoj një gjellë; marr fare pak nga një gjellë; fig. provoj diçka: e ngjëroi për kripë.

ngjëroj:

ngjër/ójII jokal., -óva, -úar 1. eci me kujdes që të mos bëhem me baltë: ngjëroi anës rrugës. 2. fig. merrem me diçka sa për të kaluar kohën; zbavitem.

ngjyroj:

ngjyr/ój kal., -óva, -úar i jap ngjyrë; e bëj të marrë një ngjyrë: ngjyruan pëlhurat (leshin).

zgjeroj:

zgjer/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj diçka të gjerë a më të gjerë, e hap a e shtrij më shumë; zmadhoj; kund. ngushtoj: zgjeroj pantallonat (fundin); zgjeruan rrugën; zgjeruan luftimet. 2. e bëj më të plotë e më të gjithanshme, mbush a plotësoj me diçka të re; rrit; e trajtoj diçka më gjerë e më me hollësi: zgjeroj njohuritë (horizontin); zgjeruan veprimtarinë.

gjiroj:

gjir/ój kal., -óva, -úar krahin. mbush1.