Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agimtë
agimtë:

agímtë (i, e) mb. poet. 1. që ndriçon si në agim. 2. fig. i çelur në fytyrë, i qeshur.

Të ngjashme:
agimor:

agimór,-e mb. poet. që lidhet me agimin, i agimit: drita agimore.

agimtar:

agimtár,-e mb. poet. agimor.

agim:

agím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljes: agimi i lirisë (fig. lart.). 2. koha kur agon dita; drita e parë e mëngjesit: zbardhi (shkrepi) agimi; agimi polar (boreal) (astr.) ndriçimi i shtresava të larta të atmosferës nga dielli në vendet brenda rrethit polar.

njimtë:

njímtë ndajf. me mashtrim, me të pabesë.

gemtë:

gémtë (i, e) mb. bised. 1. i shtrembër: rrugë e gemtë. 2. i vëngër.