Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës agimor
agimor:

agimór,-e mb. poet. që lidhet me agimin, i agimit: drita agimore.

Të ngjashme:
agimtar:

agimtár,-e mb. poet. agimor.

agimtë:

agímtë (i, e) mb. poet. 1. që ndriçon si në agim. 2. fig. i çelur në fytyrë, i qeshur.

ankimor:

ankimór,-e mb. drejt. që lidhet me një ankesë; që përmban një ankim.

arsimor:

arsimór,-e mb. që lidhet me arsimin a me arsimtarët, i arsimit a i arsimtarëve; që përbëhet nga arsimtarë: sistemi arsimor; vit arsimor; drejtori arsimore.

gazmor:

gazmór,-e mb. 1. që të gëzon; që kalohet me gëzime; i gëzueshëm: lajm gazmor; këngë (melodi) gazmore; çast gazmor. 2. që është tërë gaz e i qeshur; gaztor: djalë gazmor.