Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës aga
aga:

agá,-i m. sh. -llárë(t) 1. hist. pronar tokash, më i vogël se beu; çifligar i pasur, pasanik. 2. bised. keq. ai që mbahet rëndë, sillet vrazhdë e do vetëm të urdhërojë.

Sinonime / Të përafërta:
pasanik
Të ngjashme:
aha:

ahá pasth. përdoret kur kujtohemi për diçka papritur, kur arrijmë të kuptojmë diçka ose kur shprehim dyshim, mospërfillje, mosbesim etj.: aha, e kuptova!; aha, s’je aq i zoti!

ama:

amá lidh. bised. por, porse; veçse: e qortoi rëndë, ama kishte të drejtë.

ata:

atá (dhan. atyre, tr. e shkurt. u; kallz. ata, pas parafj. ta, tr. e shkurt. i; rrjedh. atyre, pas parafj. tyre) përem. 1. vetor. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore jo të pranishme ose të përmendura më parë: erdhën ata; ata s’duan; disa prej tyre; rri ca me ta. 2. dëft. tregon shumë frymorë a shumë sende të gjinisë mashkullore larg folësit ose të përmendura më parë se të tjera (kur krahasohen); kund. këta: ata fëmijë; ata plepa; atyre që mungojnë; / tregon frymorë a sende në përgjithësi, kushdo; / bised. përdoret para një emri mashkullor shumës për të përforcuar vlerësimin, mospërfilljen etj.: po ata kuaj; po ata aktorë; gjithë ata njerëz!

nga:

nga ndajf. 1. përdoret për të pyetur prej ku vjen a për ku drejtohet dikush a diçka, për prejardhjen e dikujt a të diçkaje, për burimin ose shkakun e diçkaje: nga erdhët?; nga je?; nga e kupton? 2. vihet para një fjalie pyetëse të zhdrejtë që lidhet me fjalinë drejtuese: nuk e di nga vajti. 3. tregon vendin e veprimit, të ndodhjes etj. në një fjali të varur përcaktore që lidhet me fjalinë drejtuese: ja vendi nga del burimi. 4. si pj. shpreh një mendim, një pohim, një mohim etj. me forcë të veçantë etj.: nga nuk kishin ardhur! kishin ardhur nga çdo anë; nga qenë e nga s’qenë nga të gjitha anët, që të gjithë; nga nuk kemi qenë! kemi qenë kudo; e nga ta di unë?! nuk e di, s’ka si ta di.

ama:

amá pj. bised. përdoret për të përforcuar habinë, përçmimin, talljen a kundërshtimin: ama dhe ti!; ama fjalë që na the!