Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ag
ag:

ag,-u m. 1. dritë e zbehtë para se të dalë dielli, fillimi i agimit, zbardhëllima e mëngjesit: agu i parë; shkrepi agu; / gjysmerrësirë, mjegulli: duket si nëpër ag. 2. fig. poet. fillimi i diçkaje, agim: në ag të lirisë. * si agun e syrit si dritën e syrit; i kanë vënë ag sytë nuk i sheh qartë e nuk i kupton gjërat; i janë veshur sytë.

Sinonime / Të përafërta:
mjegulli
agim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...megjithatë, pamja e atij mëngjesi ishte tepër befasuese. Kjo vinte sepse një ditë më parë ajo ishte ende gjysmë e fshehur midis mishmashit të trenjve dhe vetëm në ndajmuzg kishte nisur heqja e skelave, njëlloj si qërohet kallëza e misrit nga fletët. Ishte shestuar ndoshta, kështu që në ag të ditës të shfaqej shqim si e dalë nga barku i honit. Gjithë natën kishin gjëmuar varetë, që shkulnin pjesët e drurta, të cilat binin teposhtë me rrapëllimë. Nëpër gjumë njerëzve iu dukej se dëgjonin bubullima, rrotulloheshin mundimshëm në shtrat dhe tuteshin ose nëmnin. Të shumtë ishin ata që...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...Nëse ushtria që komandon tani e tutje mund të strehohet e gjitha nën mushamanë e një kamioni, kjo nuk ndryshon asgjë: në një tjetër botë, ai është, negativisht, gjenerali. Por, mos vallë, ekziston ai më tepër apo ndryshe nga këto batalione skeletesh që tërheq pas vetes? Kjo nuk është e sigurt, ag shumë përziben, në romanin e Ismail Kadaresë, njeriu dhe detyra e tij (nga ku kuptohet, pa kaluar domosdoshmërisht në simbol, se përse heroi i tij nuk ka as emër, as mbiemër: ai ka qenë dhe do të mbetet përherë vetëm gjenerali). Në krye të ushtarëve të vdekur, ai humbet, gjithashtu, çdo...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
aga:

agá,-i m. sh. -llárë(t) 1. hist. pronar tokash, më i vogël se beu; çifligar i pasur, pasanik. 2. bised. keq. ai që mbahet rëndë, sillet vrazhdë e do vetëm të urdhërojë.

ah:

ah,-uI m. sh. -e(t) bot. dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar e me lëndë të fortë: dërrasë ahu; zona e ahut.

ah:

ah,-uII m. sh. -e(t) britmë me shpirt që nxjerrim kur shprehim dhembje, hidhërim, habi, gëzim etj.; mallkim, nëmë: në ah të vdekjes në grahmën e fundit; e la në ahe e la në mjerim të madh a në vuajtje; e zuri ahu i nënës.

ah:

ah jokal., -a, -ur bëj “ah” kur shpreh dhembje, hidhërim etj.

ah:

ah pasth. përdoret kur shprehim dhembje, dëshpërim, kundërshtim, frikë, kënaqësi, kur na kujtohet diçka papritur etj.; a: ah, ç’më gjeti!; ah, ti qenke! ah, sa bukur!; ah, për pak harrova!