Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afte
aftë:

áft/ë,-a f. sh -a(t) mjek., veter. fshikëz me lëng të bardhë, që del në cipën e gojës a në gjuhë; sëmundje me fshikëza të tilla, shap (shapth).

aftë:

áftë (i, e) mb., edhe si em., që ka forca e përgatitje për të kryer mirë një punë, që shquhet, i zoti: mjek i aftë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tekembramja, e shfrytëzojnë thesarin popullor me qëllim që të tërheqin interesimin e opinionit — kur shkruajnë vjersha dhe proza, apo të shikuesve — kur shkruajnë drama dhe skenarë filmi. Mediokritetet e këtij interesimi pohojnë se në atë mënyrë duan të jenë autoktonë, por, meqenëse janë përgjysmë të aftë, bëhen epigonë të letërsisë popullore dhe zhyten në folklorizëm dhe në primitivizëm. Disa prej mediokriteteve të tjera të këtyre letërsive i imitojnë shkrimtarët e huaj dhe i imitojnë, kryesisht dhe përfundimisht, ata shkrimtarë të huaj avangardistë, që me shkrimet e tyre kanë zgjuar interesim të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues të federatës. Në burimet e fundit të shek. V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...që i binin si varé në kokë. Ndërkaq, muzika kishte filluar të binte prapë, por në fillim askush nuk u ngrit të vallëzonte. Pastaj u ngritën gratë dhe secilit i dukej se të gjithë e kishin harruar plakën Nicë, me përjashtim të vetes së vet. Gjenerali rrinte në tryezë si i mpirë dhe nuk ishte i aftë të mendonte asgjë. Sytë e tij takuan prapë sytë e priftit. - Ç'tha ajo plakë? - pyeti gjenerali. Prifti e vështroi gjatë me sytë e tij ngjyrë hiri dhe gjenerali e ndjeu veten keq. - Ajo tha, midis të tjerash, se ju jeni miku i kolonelit Z. dhe nuk ju sheh dot me sy. - Unë miku i kolonelit Z...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...makthi. Në të vërtetë, shqetësimi dhe pagjumësia, që sollën me vete. ishte gjëja e parë që u ndie përreth. Ngritja e depove dhe fjetoreve vazhdoi disa ditë. Të vinte çudi se si nga ai mishmash mundën të dilnin qoftë edhe ato baraka shtrembaluqe. Sepse dukej sikur ajo katrahurë s'ishte e aftë të pillte gjë tjetër. Që të dilte prej saj një urë, kjo dukej gjëja më e pabesueshme. Sa të rregullt e të pastër ishin në çdo punë njerëzit e "Lundra dhe trape", aq poteremëdhenj e të ndotur qenkëshin këta rrugorët. Gjer në fund të prillit mbërritën edhe dy karvanë të tjerë, por puna për ndërtimin...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
ahtë:

áhtë (i, e) mb. që është prej ahu: lugë e ahtë.

artë:

ártë (i, e) mb. 1. i bërë prej ari ose i larë në ar; i qëndisur me fije ari: unazë (varëse) e artë; jelek i artë. 2. që ka ngjyrën e shkëlqimin e arit: flokë të artë. 3. fig. shumë i vlefshëm, i çmueshëm, i shtrenjtë: fjalë të arta; ka duar të arta; ka zemër të artë.

kaftë:

káftë (i, e) mb. i kafenjtë: fustan i kaftë.

naftë:

náft/ë,-a f. lëndë e vajshme që nxirret nga nëntoka dhe nga e cila përftohen nënprodhime si benzina, vajguri, parafina etj.; lëndë djegëse që nxirret nga distilimi i saj: automjete me naftë; sobë me naftë.