Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afshon
afshon:

afsh/ón jokal. v. III, -ói, -úar lëshon afsh; del si afsh: afshon toka.

Të ngjashme:
afishoj:

afish/ój kal., -óva, -úar 1. ngjit një afishe diku. 2. fig. libr. e nxjerr diçka para të tjerëve a e vë në dukje me qëllim. / pës. afishóhet v. III.

afshët:

áfshët (i, e) mb. që lëshon afsh.

agshol:

agshól,-i m. sh. -e(t) ag; agim.

aksion:

aksión,-iII m. sh. -e(t) fin. pjesëmarrje me kapitale në një veprimtari ekonomike fitimprurëse; letër e barasvlershme me një nga pjesët e kapitalit të një shoqërie a të një sipërmarrjeje, që i jep të drejtën zotëruesit të saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes: kursi i aksioneve.

amshoj:

amsh/ój kal., -óva, -úar libr. përjetësoj.