Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afshet
afshët:

áfshët (i, e) mb. që lëshon afsh.

afsh:

afsh,-i m. sh. -e(t) 1. valë ajri, e ngrohtë a e ftohtë, që vjen nga diçka: afshi i zjarrit; afshi i tokës; afshi i borës. 2. kundërmim i fortë, që vjen nga diçka, duhmë: afshi i hudhrës (i rakisë). 3. fig. vrull shpirtëror, zjarr i brendshëm; dëshirë e fortë: afsh djaloshar; me afsh.n e zemrës; / gjendje e ndezur (zakonisht për kafshët në kohën e ndërzimit); gjendja e tokës kur është e përshtatshme të mbillet: ka ardhur në afsh.

Të ngjashme:
lafshët:

láfshët (i, e) mb. 1. që është si lafshë gjeli. 2. fig. mendjemadh.

afishe:

afísh/e,-ja f. sh. -e(t) fletë e madhe me njoftime e me vizatime për një shfaqje, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm.

afshon:

afsh/ón jokal. v. III, -ói, -úar lëshon afsh; del si afsh: afshon toka.

fashit:

fashít kal. -a, -ur shuaj.