Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afsh
afsh:

afsh,-i m. sh. -e(t) 1. valë ajri, e ngrohtë a e ftohtë, që vjen nga diçka: afshi i zjarrit; afshi i tokës; afshi i borës. 2. kundërmim i fortë, që vjen nga diçka, duhmë: afshi i hudhrës (i rakisë). 3. fig. vrull shpirtëror, zjarr i brendshëm; dëshirë e fortë: afsh djaloshar; me afshin e zemrës; / gjendje e ndezur (zakonisht për kafshët në kohën e ndërzimit); gjendja e tokës kur është e përshtatshme të mbillet: ka ardhur në afsh.

Sinonime / Të përafërta:
duhmë
Të ngjashme:
afshi:

afshí,-a f. afsh.

aksh:

aksh,-i m. sh. -e(t) bot. trikë.

aksh:

aksh pacak. dikush; akëcili, filan: aksh njeri; në aksh qytet.

efsh:

efsh,-i m. të pështirë, neveri, ndot: më vjen efsh.

ofsh:

ofsh,-i m. sh. -e(t) bised. 1. ofshamë: e ka zënë ofshi i saj. 2. si pasth. shpreh dhembje a vuajtje të thellë shpirtërore; përdoret si rënkim; oh: ofsh, o bir; bënte ofsh ofshante.