Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afrueshem
afrueshëm:

afrúesh/ëm (i), -me (e) mb. i përzemërt, i dashur, i shoqërueshëm: djalë i afrueshëm.

Të ngjashme:
ankueshëm:

ankúeshëm ndajf. duke u ankuar; si me ankim.

durueshëm:

durúesh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që duron; që ka durim: është njeri i durueshëm. 2. që ka vullnet e aftësi të merret me dikë a me diçka ose të presë për një kohë të gjatë; këmbëngulës. 3. që mund të durohet; kund. i padurueshëm: vapë (dhembje) e durueshme.

kurueshëm:

kurúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të kurohet; i mjekueshëm: sëmundje e kurueshme.

paafrueshëm:

paafrúesh/ëm (i), -me (e) mb. jo i afrueshëm, i pashoqërueshëm.

afrishëm:

afrísh/ëm (i), -me (e) mb. që ka afri me dikë a me diçka.