Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afroj
afroj:

afr/ój kal., -óva, -úar 1. e çoj më afër, e sjell pranë (si vend e si kohë); kund. largoj: afroj duart; afroj ditën e dasmës; dylbia ta afron sendin. 2. fig. e tërheq dikë, e bëj për vete; e bëj të afërt; kund. largoj. 3. fig. i bëj të ngjashme a thuajse të njëjta dy gjëra; i lidh ngushtë. 4. jokal. afrohem.

Sinonime / Të përafërta:
afrohem
Antonime:
largoj
Të ngjashme:
ajroj:

ajr/ój kal., -óva, -úar 1. ndërroj ajrin, fut ajër të pastër në një mjedis të mbyllur; nxjerr diçka në ajër të pastër: ajroj dhomën; ajroj dyshekët. 2. hedh në erë drithin për ta pastruar. 3. bujq. shkrifëroj tokën a krasit pemët që të marrin ajër.

avroj:

avr/ój kal., kryes. v. III, -óva, -úar e skuq dhe e ënjt një pjesë të trupit.

faroj:

far/ój kal., -óva, -úar bised. 1. shfaros: i faroi dhelpra pulat. 2. e bëj që të ketë uri të madhe; e lë pa ngrënë. 3. e ha diçka krejt, s’lë asgjë pa ngrënë. 4. i heq farat; shkoq: faroj misrin.

ofroj:

ofr/ój kal., -óva, -úar libr. 1. i jap dikujt diçka që ta marrë a që ta pranojë: i ofroi ndihmë. 2. bëj një ofertë. / pës. ofróhet v. III.

afro:

áfro pj. afërsisht, afër: afro pesë kile.