Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afro
afro:

áfro pj. afërsisht, afër: afro pesë kile.

Sinonime / Të përafërta:
afërsisht
afër
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...e të panjohur deri tani ishin shënuar zotërimet e Gjon Kastriotit. Në këto regjistra nuk u përfshinë zotërimet veneciane në Shqipëri. Sipas regjistrit të vitit 835 h. në Sanxhakun Shqiptar ishin rreth 475 timare, duke përfshirë edhe shtesat e bëra gjatë viteve të mëvonshme. Shumica e timareve, afro 80% e tyre, u ishte dhënë spahinjve myslimanë të huaj, midis të cilëve kishte edhe osmanë. Pjesa tjetër ishin spahinj shqiptarë myslimanë apo të krishterë. Këta, veçanërisht spahinjtë e krishterë, ishin caktuar në rajone të thella, ku administrata osmane e kishte vështirë të vepronte. Në raste...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...të ulur në postet drejtuese. Kështu, për shembëll, poeti më i madh italian i të gjitha kohërave, Dante Aligieri, është detyruar t'i kalojë shumë vite si mërgimtar në Francë dhe ka vuajtur se do të vdesë pa e parë edhe një herë Firencën e tij të dashur; poeti i madh francez, Viktor Hygo, ka jetuar afro njëzet vite i mërguar në një ishull të Lamanshit dhe ju ka lejuar të kthehet në atdhe vetëm atëherë kur e kishte njërën këmbë në varr; Dostojevski, Çernishevski dhe një numër i tërë shkrimtarësh rusë të shekullit të kaluar janë kalbur me vite nëpër kazamatet e pushtetit carist; prozatori i shquar...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
afri:

afrí,-a f. sh. -(të) 1. lidhje gjaku a familjare, farefisni; / përmb. farefis. 2. ngjashmëri e madhe: afri në mendime; afri gjuhësh (gjuh.).

afroj:

afr/ój kal., -óva, -úar 1. e çoj më afër, e sjell pranë (si vend e si kohë); kund. largoj: afroj duart; afroj ditën e dasmës; dylbia ta afron sendin. 2. fig. e tërheq dikë, e bëj për vete; e bëj të afërt; kund. largoj. 3. fig. i bëj të ngjashme a thuajse të njëjta dy gjëra; i lidh ngushtë. 4. jokal. afrohem.

aero-:

aero- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, me kuptimin “ajror, i ajrit, nga ajri, me anë të ajrit; i aviacionit” (p.sh. aerografi, aeromekanikë, aeroterapi etj.).

afat:

afát,-i m. sh. -e(t) koha e caktuar për të bërë diçka ose caku kohor kur duhet të fillojë a të mbarojë një punë: afati i shlyerjes ( i dorëzimit); përfundoi para afatit.

afër:

áfër ndajf. 1. në largësi të vogël (vendi a kohe); pranë, ngjitur; pas pak; kund. larg: afër e afër; është afër (qyteti, festa etj.); tashti afër. 2. pa ndonjë dallim të madh; afërsisht; kund. larg: aty afër. 3. fig. me kujdes të veçantë, pranë; drejtpërdrejt; kund. larg: i qëndron (i rri, e mban) afër.