Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afrishem
afrishëm:

afrísh/ëm (i), -me (e) mb. që ka afri me dikë a me diçka.

Të ngjashme:
afishim:

afishím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes: vend për afishime; afishimi i vlerave.

afrohem:

afróhem vetv. e afroj: afrohem te zjarri; po afrohet vera (pleqëria); afrohen nga qëllimi; nuk i afrohet as te gishti i këmbës (dikujt). / pës. afróhem.

prishem:

príshem vetv. e prish: u prish shtëpia; m’u prishën flokët; u prish puna fare; janë prishur shkronjat; u prishën të mbjellat; më janë prishur dhëmbët; është prishur moti (deti); është prishur shumë nga barra; është prishur gjuha; është prishur nga e mira ai djalë; u prish qumështi (mishi); u prish në fytyrë; u prish miqësia; m’u prish rehatia (oreksi, gjumi); iu prish qejfi shumë. / pës. príshem.

afishe:

afísh/e,-ja f. sh. -e(t) fletë e madhe me njoftime e me vizatime për një shfaqje, për një ndeshje sportive etj., e cila ngjitet në një vend të dukshëm.

afërsishëm:

afërsísh/ëm (i), -me (e) mb. i përafërt.