Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afrikan
afrikan:

afrikán,-i m. sh. -ë(t) 1. banor vendës i Afrikës ose me prejardhje nga Afrika.

afrikan:

afrikán,-e mb. që ka lidhje me afrikanët a me Afrikën, i afrikanëve a i Afrikës: kontinenti afrikan; gjuhët afrikane.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...tjerë bujtës të porsambërritur, me pamje veriore, prisnin në këmbë. Gjenerali hyri në sallonin nga e djathta, ku pinte zakonisht kafenë, dhe pa se nuk kishte vend. Ishte hera e parë, gjatë kohës së qëndrimit në “Dajti”, që shihte kaq të huaj. U kthye të dilte dhe përsëri u ndesh në holl me afrikanë të tjerë, që po hynin nga porta kryesore, me çanta në duar. Përjashta, pranë pishave të larta, ishin ndalur shumë vetura. Ç'është kjo gjallëri? tha me vete tek po dilte. Ktheu nga e djathta dhe eci nëpër shëtitore drejt ministrive. Në sheshin Skënderbej” pa flamurët. Në shtyllat e larta, në...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
afrikane:

afrikán,-e, -ja f. sh. -e(t).

amerikan:

amerikán,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Amerikës ose me prejardhje nga Amerika; shtetas i Amerikës.

amerikan:

amerikán,-e mb. që lidhet me amerikanët a me Amerikën, i amerikanëve a i Amerikës: kontinenti amerikan; dollar amerikan.

frikac:

frikác,-e mb., edhe si em., frikacak.