Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afresk
afresk:

afrésk,-u m. sh. -e(t) art. pikturë me bojëra uji mbi suva të njomë: afreske mesjetare.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Pavlit në Blinisht, i Shën Mërisë së Ndërfanit buzë Fanit të Madh, manastiri i Shën Lleshit në Orosh, i Shën Kollit në Breg-Matë, i Shënepremtes në Kurbin e së fundi, manastiri i Shelbuemit në Rubik. Këto abaci nuk përmenden përpara vitit 1166, por elementë të veçantë, si shtresat me mozaikë, afresket apo mbishkrimet e mureve, dëshmojnë qartë për një hershmëri shumë të madhe të tyre. Pas ndarjes së kishave, më 1054, këto manastire u kthyen në avanposte të katolicizmit roman në sferën ortodokse, duke luajtur rolin e tyre në ndryshimin e raportit të forcave midis ritit ortodoks dhe atij katolik...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
fresk:

fresk,-u m. 1. freski; vend i freskët, freskinë; puhi: fresku i mbrëmjes; ka fresk fryn puhi; i bëj fresk e freskoj. 2. freskore, verore; 3. si ndajf. freskët.

adresë:

adrés/ë,-a f. sh. -a(t) të dhënat për marrësin a për dërguesin e një letre, të një pakoje etj. ose për vendndodhjen e një banese, të një institucioni etj.: zyra e adresave; na harroi adresën (fig. shaka.) na ka harruar prej kohësh, nuk na vjen më; / libr. drejtim: kritikë pa adresë.

afrues:

afrúes,-e mb. që afrohet nga triparet; që e afron me dikë a me diçka; kund. largues: tipare afruese.

arrest:

arrést,-i m. sh. -e(t) paraburgim; ndalim: arrest shtëpie; në gjendje arresti.

freski:

freskí,-a f. 1. të qenët i freskët; vend i freskët; puhi: freskia e pranverës. 2. fig. të qenët i gjallë dhe i përtërirë: freskia e fytyrës; freskia e arteve tona.