Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës afras
afras:

áfras (áfrazi) ndajf. nga afër; afër.

Sinonime / Të përafërta:
afër
Të ngjashme:
arras:

árras ndajf. mënyrë të luajturi me arra.

aras:

áras ndajf. hapur; sheshit: flasim aras.

abrash:

abrásh,-e mb., edhe si em., bised. 1. me flokë e vetulla të bardheme; me preka në fytyrë (për njerëz); me blana të bardha në trup e në turi (për kuaj); laraman. 2. fig. i prapë, i vrazhdë: vajzë abrashe.

afgan:

afgán,-i m. sh. -ë(t) banor vendës i Afganistanit ose me prejardhje nga Afganistani.

afresk:

afrésk,-u m. sh. -e(t) art. pikturë me bojëra uji mbi suva të njomë: afreske mesjetare.